Aktualitet

Nga 1-31 gusht, vaksinim masiv për moshat mbi 18 vjeç

Shkruar nga Liberale
Nga 1-31 gusht, vaksinim masiv për moshat mbi 18 vjeç

Qytetarët e kësaj grupmoshe vetëm me një mjet identifikimi mund t’i drejtohen qendrave të vaksinimit në të gjithë vendin prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për muajin e hapur të vaksinimit erdhi edhe për shkak të qarkullimit të variantit “Delta” në vendin tonë, duke i dhënë kështu mundësinë çdo qytetari mbi 18 vjeç të jetë më i mbrojtur.

Deri më tani në vendin tonë janë kanë mbërritur mbi 1 milionë e 699 mijë vaksina anti-covid, ndërsa rreth 515 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht me dy doza vaksine.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH