Paulo Dybala do të mungojë në miqësoren e Romës me Partizanin që do të zhvillohet nesër në Tiranë.
Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi i Romës pritet të kthehet shumë shpejt me ekipin, por në Tiranë nuk do të luajë.
Futbollisti argjentinas u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Toulouse, dhe tashmë po i nënshtrohet rikuperimit të ngadaltë. Ai nuk mund të rrezikojë më tepër duke luajtur në "Air Albania", shkruajnë mediat italiane.
Roma nis sezonin vetëm 8 ditë pas ndeshjes me Partizanin, që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:00.