Aktualitet

Nesër bisedime të reja, Presidenti i ri para dy alternativave të PS-së

Shkruar nga Liberale
Nesër bisedime të reja, Presidenti i ri para dy alternativave të

Partia Socialiste nuk do të dërgojë propozim në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ndërkohë, ditën e nesërme në Kryesinë e Kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare, për emrin e ri të kreut të shtetit.

Mësohet se fillimisht për presidentin e ri pritet të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe deputetes së PDIU, Mesila Doda, në ora 09:00.

Takimi i Ballës do të pasohet me deputetin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ende nuk ka një konfirmim për një takim mes Taulant Ballës dhe kreut të grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj, për çështjen e Presidentit.

Më herët Alibeaj i ka bërë të qarta kushtet.

PS duket se po ndjek strategjinë që ndoqi PD kur zgjodhi me votat e saj Bujar Nishanin, duke mos kandiduar asnjë emër, në tre raundet e para.

Nëse palët nuk gjejnë një emër konsensual, që të votohet me shumicë të cilësuar në tre raundet e para, Kuvendi nuk mund të zgjedhë dot presidentin.

PS ka përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me grupin parlamentar që mbështet Berishën dhe nuk ka asnjë kontakt me LSI, për presidentin e ri.

Kësisoj, ja dy alternativa: Presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e katërt nga radhët e PS ose të shoqërisë civile me votat e socialistëve, ose do të dalë më shpejt nga ndonjë marrëveshje mes PS-së dhe PD-së (grupi i Alibeajt) dhe do të votohet nga mbi 100 deputetë.    /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
    42%
  • Jo!
    58%
SHQIPENGLISH