Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shikonim Luizin krah Kiarës nëpër clube e koncerte, teksa i dedikonte këngë, këtë herë vendin e moderatores e ka zënë dikush tjetër.
Këngëtari shkodran është shfaqur i shoqëruar në koncert nga nëna e tij. Ai u shpreh tepër i emocionuar duke thënë se kjo ishte hera e parë që e merrte nënën teksa performonte live.
“Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.
Këngëtari nuk ka lënë pa shtuar edhe disa nota humori kur tha: “Çuna mos ma ngacmoni”, duke shkaktuar të qeshura.