Sport

Në 5 vjetorin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Ballist Morina godet sërish

Shkruar nga Liberale

Ismail Morina ose siç njihet ndryshe "Ballisti", sot në 5 vjetorin e ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në tetor të 2014-ës ka bërë një tjetër veprim patriotik.

Ai ka publikuar një foto në "Instastory" ku shihet pranë flamurit kuqezi duke bërë shqiponjën.

[caption id="attachment_1092865" align="aligncenter" width="640"] Foto nga Instastory i Ismail Morinës[/caption]

 

Ismail Morina u arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe.

Më 28 Mars të këtij viti, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë, ku edhe vijoi beteja gjyqësore për lirimin e tij përfundimtar.

Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua nëj sërë procesesh gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet serbe, ndërsa në çështje u investuan edhe institucione politike të Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë.

Ndërsa më 10 korrik të 2018-ës ai u la i lirë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH