Një shqiptar ka humbur jetën në ishullin e Korfuzit, në Greqi gjatë një aksidenti në punë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Sidarit, teksa shqiptari ishte duke punuar në një pishinë në një kompleks hotelerie.
Sipas mediave greke 50 vjeçari shqiptar, u nda nga jeta pasi u shtyp nga një masiv dheu.
Sipas po të njëjtave burime, edhe pse punëtori është nxjerrë me shpejtësi nga ekipi i zjarrfikësve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.