Ndërron jetë muzikant i njohur i botës së rrokut, bateristi legjendar, Ginger Baker vdiq në moshën 81- vjeçare për shkaqe natyrore.
Ai ishte një nga themeluesit e grupit britanik “Cream”, Baker njihet si një nga bateristët që solli një frymë të re në muzikën botërore dhe stili i tij ishte një kombinim i fuqisë së zhanreve xhaz dhe rok.
Ai u pranua në shtëpinë e të famshmëve Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993.
Grupi “Cream”, performoi prej dy vitesh 1966-1968 së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Jack Bruce dhe Eric Clapton./Gazeta Liberale