Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat, përvecse ka folur për faktin që nuk do të ndryshohet kryesia e PS edhe për bjë vit, iu është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse do të kandidojë apo jo për deputet Fatos Nano.
Rama u shpreh se, Nano është lider i PS dhe jep këshilla sa herë ia kërkon kryeministri.
"Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lider i PS. Jep me zemërgjerësi eksperiencën e tij dhe këshillat kur ia kërkoj, siç do ta bëj edhe unë kur të mos jem më. Nuk ka nevojë për audiencë për lajme të tilla palidhje", tha Rama.