Aktualitet

Mustafaj: Vajtja e Lleshajt në Siri, gjest propagandistik i pahijshëm

Shkruar nga Liberale
Mustafaj: Vajtja e Lleshajt në Siri, gjest propagandistik i pahijshëm

Analisti Besnik Mustafaj thotë se kthimi i Alvin Berishës në shtëpi është meritë e autoriteteve italiane, teksa citon edhe punën e madhe të kryer nga emisioni italian “Le Iene” dhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku.

Mustafaj shprehet më tej se vajtja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Siri është një gjest propagandistik i pahijshëm dhe i shëmtuar.

Ky është një sukses në radhë të parë i Italisë. Për këtë duhet falënderuar në radhë të parë kryqi i Kuq italian por edhe të gjitha autoritetet italiane. Shqipëria ka pasur për detyrë vetëm të furnizonte autoritetet italiane me dokumentacioni sepse ky djalë pavarësisht se ishte shqiptar nuk ishte asnjë dokument dhe nuk mund të lëvizte pa to. Qeveria shqiptare ka bërë detyrën e saj, i ka dhënë dokumentet me gjithë disa zvarritje që ka pasur. Besoj se deri këtu mbaronte vetëlavdërimi i qeverisë shqiptare.

Vajtja e ministrit të Brendshëm është një gjest propagandistik i pahijshëm. Pse duhet të shkojë ministri, ku shkon ministri? Ministri ka shkuar në këtë rast vetëm për propagandë. Atje duhet të shkonte një…ne kemi sektor që merret me policinë e fëmijëve, duhet të shkonte një specialist i këtij sektori dhe një diplomat i Ministrisë së Jashtme. Kaq asgjë më shumë. Kjo është një gjë e shëmtuar. Në origjinë duhet falënderuar një emision italian dhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku, në përbërje të ekipit që e bënë edhe shqetësim. Qeveria shqiptare duhet të bënte dy gjëra, pajisjen me dokumente të këtij fëmije dhe për kortezi mund të shkonte për ta pritur në Bejrut ose në Siri sipas rastit. Shoqëruesit e tij kryesorë janë autoritetet italiane nuk është shteti shqiptar”, deklaroi Mustafaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH