
Besimtarët myslimanë nisën sot muajin e Ramazanit. Tre banorët e Big Brother Vip, Gerti, Nita dhe Fotinia janë ngritur mëngjesin e sotëm për syfyr dhe do të qëndrojnë agjërueshëm deri rreth orës gjashtë të pasdites.
Agjërimi para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë.
Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë. Agjërimi përfshin mungesë nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës.