Aktualitet

MSH: 6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
MSH: 6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat me koronavirusin në vendin tonë. Ajo bëri me dije se 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.

Ndërkohë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 650 testime, ndërsa 143 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH