Aktualitet

MOTI I DITËS, rritje e ndjeshme e temperaturave

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, rritje e ndjeshme e temperaturave

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen :

Në zonat malore 8/24 °C

Në zonat ulëta 12/30 °C

Në zonat bregdetare 14/27 °C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH