Aktualitet

MOTI I DITËS, me vranësira dhe temperatura të larta

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, me vranësira dhe temperatura të larta

Vendi ynë do të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme gjatë pjesës së dytë të ditës.

Parashikohet që vranësirat të sjellin momente të pakta me pika shiu në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore. Por gjithashtu pritet të ketë dhe intervale të përkohshme me kthjellime, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH