Aktualitet

MOTI I DITËS: Kthjelllime dhe vranësira të dendura në këto zona, temperaturat shkojnë deri në 29°C

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS: Kthjelllime dhe vranësira të dendura në

Vendi ynë deri në orët e mesditës, do të jetë nën ndikmin e vranësirave të dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin, ku intervalet me diell do të jenë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qënder do të paraqiten me vranësira dhe shira të dobët e lokalë.

Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradulal të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë territorin e vëndit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH