Presidenti Ilir Meta në një intervistë për News 24 e quajti "viktimë" dhe jo përgjegjës veprimin e kryeministrit maqedonas për të dhënë dorëheqjen pas mos hapjes së negociatave. Ai u shpreh se ai është viktimë e rrethanave të caktuara.
Pjesë nga intervista:
Refuzimi ishte edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe reagimi i dy kryeministrave ishte i ndryshëm. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë thotë se “nuk ka ndonjë përgjegjësi dhe zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. A prisni ju një dorëheqje të tij si një reflektim?
Nëse do të prisnim një reflektim nga kryeministri sot mendoj se do të ishim naiv. Për arsye se nëse do të kishte ndjerë 1/100 të përgjegjësisë që ka ndjerë Zaev, që për mua është viktimë dhe jo përgjegjës.
‘Viktimë’ e kujt?
‘Viktimë’ e rrethanave të caktuara. Nëse do të ndjente 1/100 të përgjegjësisë së Zaev do i kishim çelur negociatat para 1-2 vitesh (I kthehet deklaratës për kryeministrin Edi Rama). Maqedonia dhe më këtë sjellje që tregoi pas mos marrjes së negociatave, që ishte padrejtësi e madhe, tregoi se e meritonte. Sepse mënyra e sjelljes ishte shumë demokratike dhe shumë europiane. I ishte premtuar popullit se zgjidhja e emrit dhe bërja e disa reformave të tjera, bëheshin sepse ishte e sigurt edhe çelja e negociatave, përveç anëtarësimit në NATO. /Gazeta Liberale