Ekonomi

Mos-dorëzimi në kohë shoqërohet me penalitete, QKB thirrje bizneseve: Brenda korrikut dorëzoni pasqyrat financiare

Shkruar nga Liberale
Mos-dorëzimi në kohë shoqërohet me penalitete, QKB thirrje

QKB u bën thirrje bizneseve që brenda 31 korrikut duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe atë të auditimit, procedurë e ndjekur edhe vitet e tjera kur ka pasur vonesa.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka sjellë në vëmendje të biznesit detyrimin e tyre për të dorëzuar tre dokumente të rëndësishme sipas afateve ligjore dhe kanë dy muaj kohë për të përmbyllur të gjithë procedurat e nevojshme, sipas njoftimit të mëposhtëm.

“Sjellim në vëmendje se, bazuar në parashikimet e nenit 43 dhe 46 të ligjit nr. 9723/2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, brenda datës 31 korrik 2023.

Subjektet e detyruara nga ligji duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme: Pasqyrat financiare, raportin e ecurisë së veprimtarisë, raportin e auditimit të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në raste.

Kujdes! Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre.

QKB-ja mbetet e angazhuar në informimin e subjekteve tregtare për përmbushjen e detyrimeve te tyre ligjore dhe në ofrimin e asistencës se nevojshme për çdo paqartësi, nëpërmjet kanaleve te ndryshme te komunikimit, por edhe përmes numrit të kontakt +355 42 250 066” thuhet në njoftimin e bërë publik nga ana e QKB.

Mosdepozimi në kohë i dokumenteve nga ana e bizneseve shoqërohet me penalitete. Depozitimi prej disa vitesh po bëhet online duke kaluar përmes sistemit të e-albania.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH