Editorial

Mitarrja dhe keqmenaxhimi po rrënojnë kujdesin ndaj pacienteve

Shkruar nga Liberale
Mitarrja dhe keqmenaxhimi po rrënojnë kujdesin ndaj pacienteve

Pirro Prifti

Pa u përpjekur të insistojmë në sharje e mallkime ndaj sistemit shëndetësor në Shqipëri, sepse kjo është gjëja më e lehtë për tu bërë, e kemi për detyrë të konstatojmë se problemet dhe defektet në Sistemin e Kujdesit Spitalor ndaj Pacientëve në Spitalet Publike janë madhore dhe kërkojnë një zgjidhej të shpejtë por edhe afatgjatë.

Pandemia e COVID-19  gjatë të cilit sidomos pas hapjes nga lockdown-i (karantina), po tregon qartë problemet që ka sistemi shëndetësor publik në Spitalet publike. Defektet janë të vjetra që pas viteve `90, por të cilat janë thelluar dhe kanë dëmtuar rëndë cilësinë e kujdesit shëndetësor në spitale publike.

Për rastin e Shqipërisë, edhe OKB-ja në një raport të fundit shprehu shqetësim për investimet e pakta që qeveria shqiptare parashikon për këtë sektor, nga më të ulëtat ndër vendet e rajonit.

Pavarësisht se Shqipëria ka një PBB (GDP) prej 14.1 Bilion $,  dhe një të ardhur per capita prej 5.268.85 $ (të dhënat e vitit 2018), harxhimet për Sistemin Shëndetësor janë më të ulëtat në Ballkan dhe nga më të ulëtat në vendet e botës së tretë.

E parë nga problemet që po hasen nga Pandemia e COVID-19, përpjekjet e qeverisë janë për tu lavdëruar, por problemet mbeten po të shikojmë cilësinë e kujdesit shëndetësor në spitalet publike shqiptare sidomos ato terciaret që shpesh përmenden si QSU Tiranë, në të cilën bëjnë pjesë QSUT, QSU-Pulmonar Shefqet Ndroqi dhe QSU i Traumës. Spitalet e tjera Rajonale përveç atij të Durrësit kanë ngarkesë më të pakët dhe i dërgojnë pacientët sidomos në fund javë në Tiranë ose në Spitalet private ku po dominon i ashtuquajturi Spitali Amerikan 1-2-3, etj.

Përse ka rënie të cilësisë së Kujdesit Shëndetësor në këto Spitale publike?

Në raport me vendet e Ballkanit Shqipëria ka raportet më të ulta për mjekë e infermierë qoftë për shkak të emigrimit qoftë për shkak të largimit të popullsisë: Aktualisht janë 1.2 mjekë për 1000 banorë dhe raporti mami/infermierë është 3.6 për 1000 banorë

Përsa i përket pacientëve që shtrohen në këto spitale shtrimi  i tyre për kujdes spitalor varet nga të ardhurat por dhe nga kujdesi mjekësor që ushtrohet në këto spitale publike.

Një pjesë shtrohen në spitale private  dhe tendenca është duke u rritur. Kjo po shprehet në rritjen e kërkesave të pacientëve për shërbim më të mirë mjekësor dhe hotelier si dhe kulinar, duke u larguar nga spitalet publike dhe duke shkuar në spitalet private. Sigurisht ata që kanë të ardhura më të mira.

Praktikisht ka 42 spitale funksionale, por kryesisht shtrohen në këto tre spitale qendrore të Shërbimit spitalor Terciar Publik. Po të shohim të dhënat për vitin 2018, janë shtruar 279.018 pacientë (64.929 janë  operacione kirurgjikale), dhe në këto spitale punojnë rreth 550 mjekë specialist dhe 4.000 infermierë, pa llogaritur administratën.

Problemet mund ti ndajmë në tre aspekte: ankesa të pacientëve, ankesë të punonjësve të shëndetësisë në spitale, problem të keq menaxhimit të spitaleve.

Pse po ndodh ky fenomen që pacientët janë të pakënaqur nga shërbimi spitalor?

Po të shohim ankesat e pacientëve të cilët janë shtruar në këto Spitale tip QSU ankesat dhe pakënaqësitë e tyre ndaj shërbimeve të kujdesit spitalor ndaj pacientëve janë këto: janë të pakënaqur nga:

  • Hoteleria e dobët
  • Ushqimi jo adekuat
  • Kujdesi mjekësor i mirë në raport me pagesën nën dorë,
  • Kujdesi infermieror, i dobët në raport me pagesën nën dorë,
  • Analizat që bëhen me pagesë në shumë raste, përveç analizave urgjente, dhe në disa raste ka analiza të pasakta,
  • Vështirësi në ekzaminimet embuluara nga rimbursimi si vonesa, pagesë nën dorë, dërgim të pacientëve në klinikat private për ekzaminime e analiza etj,
  • Mjekimi i mangët sepse pacienti në disa raste detyrohet të blejë medikamente që duhet të ishin në spital,
  • Pagesa nën dorë tek mjekët dhe infermierët pra-mitmarrja e detyruar për shërbim më të mirë në spital public, e cila dëmton rëndë të ardhurat e pacientëve që shtrohen në këto spitale publike,
  • Diagnoza dhe mjekimi në disa raste jo i saktë për shkak të vështirësive në mbledhjen e konsultave,

Po të shohim ankesat e mjekëve dhe infermierëve që ka sistemi shëndetësor publik spitalor, mund të vërejmë këto ankesa nga personeli shëndetësor:

-Rroga për mjekët specialistë është  e vogël në raport me administratën dhe profesionet e tjera sepse të përgatitësh një mjek specialist duhet 6 vite shkollë e lartë+4 vjet specializim+1 vit praktikë+ 1 vit punë për të kuptuar që mjeku specialist është i mirë. Po ashtu dhe për infermierët dhe mamitë të cilët duhet të kishin Master Profesional po të futeshin në punë në spitalet Terciare.

-Pagesat për roje 24h, për konsulta, për operacione madhore, për punë jashtë orarit shumë të vogla.

-Mungojnë bonuset që do të plotësonin rrogën,

-Mungojnë shpërblimet në fund të vitit dhe emulacioni.

Po të shohim të Metat në Manaxhimin e Sistemit Spitalor do të shohim se edhe aty problemet janë shumë të mëdha gjë që krijon një circulus viciosus nga i cili ky sistem po shkatërrohet vit pas viti

-Mungesa e konkurrimeve ose konkurrime fiktive. Konkurrimet për futjen në punë në një Spital Terciar, nuk funksionojnë, ka plot mjekë në punë në këto spitale të future pa konkurrim, pa mesatare dhe  me mungesë etike profesionale. Po kështu dhe për infermierët të cilët në shumë raste nuk ndihmojnë pacientin e shtruar por lënë familjarët të bëjnë punën,

- Mos funksionimi i një  Karte të vlefshme reale të Shëndetit për Pacientët që shtrohen në spital. Normalisht një pacient më Kartë sigurimesh Shëndetësore nuk duhet të paguajë për shtrim në spital por duhet të paguajë një10% për ekzaminimet. Punonjësit dhe pensionistët paguajnë Sigurimet shëndetësore çdo vit rregullisht në shumën që i hiqet nga paga prej 3.4% të pagës. Por sigurisht nuk ndodh kështu. Fondi për Siguracionin Shëndetësor megjithëse ka si buxhet 80 milion  Euro, mbulon vetëm Sistemin parësor dhe një pjesë të ekzaminimeve

- Mungesa e Kontrollit dhe e mbikëqyrjes së punës së mjekëve, infermierëve në pavijone,

-Mitmarrja e jashtëzakonshme në këto spitale terciare por edhe në spitale rajonale. Kjo mit marrje e cila i rëndon jashtëzakonisht buxhetit familjar të pacientit llogaritet se harxhimet e pacientëve në formë mitmarrje: për mjekim dhe shtrim në spitalet publike i kalojnë 20.000 lekë të reja në vit për pacient: këto shumëzuar për 279.000 pacientë që shtrohen në Spitalet publike në vit , del një shifër prej 5.580.00.000 lekë ose 45.365.853 Euro në vit minimalja e cila mund të shkojë deri në 80 milion euro shtesë në vit nën dorë dhe informale, që këta pacientë paguajnë për shtrimin në spital publik në formë mitmarrje, mjekim dhe shtrim, tek mjekët dhe infermierët e spitaleve publike. Kjo shifër extra që duhet të paguajnë pacientët shqiptarë në Spitalet publike shqiptare rëndon varfërinë e familjeve shqiptare, madje dhe të atyre familjeve të cilat paguajnë. Pagesa nën dorë në Shqipëri e pacientëve apo siç quhet ndryshe -Mitmarrje,  e pacientëve që shtrohen, mund të jenë nga më të lart nën dorë.

-Mungesa e Bordit drejtues të këtyre spitaleve Terciare tip QTU; në vend të tyre, këto spitale drejtohen nga individë politikë në shumicën e rasteve pa njohuri shëndetësore.

-Tenderë dhe PPP të cilat realizohen pa informacionin e domosdoshëm profesional mjekësor gjë që shkakton humbje të mëdha parash publike

-Mos miratimi i Vendimeve nga M.SH,  për:

- dy punësimin e mjekëve dhe infermierëve. Ata që punojnë në Mjedise private nuk duhet të punojnë në Spitalet Terciare, përveçse në raste marrëveshjesh më M.SH, -spital Privat.

- moslejimin e shefave të reparteve për tu dy punësuar,

-rritjen e tarifës së siguracioneve shëndetësor me kusht të realizimit të një Karte shëndeti të vlefshme për Spitalet. Ata që duhet të kenë Kartën e Shëndetit të mos paguajnë në Spital Publik.

-Përfshirjen e ndonjë Spitali Privat në skemën e Siguracioneve Shëndetësore,

-Rritjen e Buxhetit të Shëndetësisë nga 2.9% në 3.5% për vitet e ardhshme. Praktikisht në Shqipëri, shpenzimet totale  për Shëndetësinë janë 9-10% e totalit të shpenzimeve buxhetore, vlerë kjo më e ulet se mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta buxhetore të cilat shpenzojmë mbi 12% të totalit të buxhetit të tyre për Shëndetësinë.

Shpenzimet publike për Shëndetësinë si pjesë e PBB ( Prodhimi i Brendshem Bruto ose GDP- Gross Domestic Product) në Shqipëri janë 2.97%, pra më të ulëtat se në Europën Qendrore dhe lindore.

Projeksioni i OBSH është që Shqipëria të shpenzojë mbi 10% të PBB gjatë viteve 2021-2022, dhe të rrisë buxhetin për Kujdesin Shëndetësor Parësor në 25% dhe kjo edhe për shkak të COVID-19

OBSH, përmend: `Pa mbështetjen e duhur, sistemi shqiptar mund të pushojë së funksionari prej mbingarkesës edhe prej  nga pandemisë e kovidit-19``.

Këto probleme paraqet Sistemi shëndetësor Spitalor në Shqipëri. Shpresojmë të shihet si kritikë dhe jo si sharje. /Gazeta Liberale

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH