Aktualitet

Miratohen tarifat për Mjekësinë, 25 mijë euro kostoja e studimit për mjekët dhe 10 mijë euro për infermierët

Shkruar nga Liberale

Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë përllogariti koston e një studenti të mjekësisë. Në vendimin e bordit, çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi

Në vendimin e bordit, çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi. Tashmë pritet që të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.

UMT ka përllogaritur prej vitit 2019 të njëjtën kosto studimi, pra rreth 2.400 euro. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë, ose rreth 14 mijë euro, ndërsa për 10 vite, përfshirë edhe specializimin rreth 25 mijë euro. Ndërsa një infermier do të paguajë 10 mijë euro.

Që prej nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, pasi një pjesë e tyre nuk janë dakordësuar me vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri. Qeveria pretendon se Shqipëria nuk e ka luksin të përgatisë mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, ndërsa studentët nga ana tjetër thonë se është e drejta e tyre të kërkojnë punë atje ku shohin mundësi më të mëdha dhe më të mira për të jetuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH