Metereologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Ajo ka thënë për ABC News, se do të jetë kryesisht me diell ndërsa pasdite reshje shiu.
Sa i përket temperaturave, pritet të arrijnë deri në 28 gradë celcius në zonat bregdetare.
“Edhe fundjava do të jetë kryesisht e paqëndrueshme. Paraditet me diell dhe shumë të favorshme për të frekuentuar bregdetin. E shtuna dhe e diela do të jenë kryesisht me mot të kthjellët. Në zonat bregdetare temperaturat do të jenë deri në 28 gradë celcius. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira dhe reshje, ku më të dukshme do të jenë gjatë ditës së dielë.“, tha metereologia.