Aktualitet

Meta takohet me arbëreshët: Shqipëria ka vetëm një të ardhme, Europën

               Publikuar në : 10:59 - 09/11/19 liberale

Presidenti Ilir Meta vizitoi Komunën e Kazalvekios në rajonin e Puljas, ku u prit nga përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh dhe autoritetet lokale, të cilat kishin organizuar edhe një aktivitet kulturor për t’i uruar mirëseardhjen Kreut të Shtetit shqiptar.

Pas takimeve me banorët e shumtë që kishin dalë për ta pritur, Kreu i Shtetit mori pjesë në konferencën me temë “Zhvillimi i raporteve social-ekonomike midis komuniteteve arbëreshe dhe Shqipërisë”.

“Unë kam shumë besim se përpjekja jonë e përbashkët e cila nga Kazalvekio merr një dimension të ri për shkak edhe të memorandumit të mirëkuptimit që do të firmoset midis Kryetarëve të Bashkive. do t’i japë një përkrahje më të fortë përkatësisë, krenarisë dhe kulturës arbëreshe, por njëkohësisht bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm personalitete të shumta të pushtetit vendor, Kryetari i Komunës së Casalvecchio z.Noe Andreano, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe i dërguar i Presidentit të Rajonit të Pulias, z. Domenico Laforgia, Zv/Prefekti i Foxhias z.Ernesto Liguori, si dhe Kuestori i Foxhias z.Paulo Sirna.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *