Aktualitet

Meta me thirrje të fortë: Të bashkohemi kundër një sekti oligarkësh!

               Publikuar në : 09:27 - 16/09/20 liberale

Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë “për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet”.

Në 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Meta thotë se mesazhet e përcjella nga ajo janë më aktuale se kurrë.

“Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! O sot, O kurrë!”, bën thirrje Meta.

Postimi i plotë:

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.
Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.
Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!
O SOT, O KURRË!

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back