Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi paraditen e sotme një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.
E ndërsa Berisha pret vendimin e KAS, pasi Gjykata e Apelit ia hoqi të drejtën e regjistrimit në zgjedhjet lokale, duket se vizita e Metës lidhet me planin B të Rithemelimit në PD. Ekipi i Berishës mund të futet në zgjedhje si pjesë një koalicioni, ashtu siç u bë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të vitit të kaluar.
“Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Ilir Meta pas takimit me Berishën, në selinë blu. /Liberale.al/