Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi në emisionin “Real Story” se shteti ka në dispozicion dhjetëra e mijëra tamptone, teksa shtoi se në këto momente është e rëndësishme që të mbrohet personeli shëndetësor
Sipas tij, tamponet janë gati dhe do të testohen të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirusin ose kanë simptoma të dyshuara.
“Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundësitë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë. E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim. Tamponet ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla”, u shpreh Meta./Gazeta Liberale