Aktualitet

Meta bën lëvizjen e radhës, mbledh Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Meta bën lëvizjen e radhës, mbledh Këshillin e

Presidenti Ilir Meta sot në orën 17:00 do të mbledhë Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë dhe do t'i informojë për zhvillimet e fundit dhe nismat e tij. Pas takimit pritet një komunikim me mediat nga Presidenti.

Kujtojmë se javën që shkoi presidenti Ilir Meta pati disa takime me ish-presidentë si dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë dje zëdhënësi i tij, Tedi Blushi lajmëroi se kreu i Shtetit do të organizojë në 8 dhjetor në sheshin “Demokracia” në “Qytetin Studenti” një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH