Kompania celulare Vodafone i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me sms-në e dërguar dy net më parë moderatores dhe gazetares Eni Vasili teksa intervistonte kryeministrin Edi Rama në emisionin e saj "Open" në Top Channel.
Vasili e lexoi pyetjen e ardhur nga numri i kreut të PD-së Lulzim Basha, por me sa duket mesazhi është dërguar nga një platformë e huaj sms nga interneti jashtë rrjetit Vodafone.
Çfarë ndodhi në emision?
"Më shkruan zoti Basha, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?", iu drejtua gazetarja Ramës.
Ndërsa Rama e cilësoi si të pabesueshme pyetjen dhe hodhi dyshime nëse vërtet Basha e kishte dërguar atë mesazh. Më pas PD doli me një deklaratë ku e përgënjeshtroi sms-në, deri më sot ku reagoi edhe kompania celulare. /Gazeta Liberale