Aktualitet

Merrnin shtëpi me qera dhe i përdornin për kultivimin e kanabisit

Shkruar nga Liberale
Merrnin shtëpi me qera dhe i përdornin për kultivimin e kanabisit

Policia Kombëtare e Paternës ka arrestuar nëntë anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias.

Operacioni antidrogë ka rezultuar gjithashtu në sekuestrimin e afro 4000 bimëve marijuanë dhe një numri të madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin.

Grupi kriminal përbëhej nga shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe abuzim me energjinë elektrike.

Shtatë nga nëntë individët e arrestuar në operacion u futën në burg të shtunën e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH