Showbiz

"Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde", nëna i kërkon falje publikisht Britney Spears

Shkruar nga Liberale

Nëna e Britney Spears i ka kërkuar publikisht falje për dhimbjen që ylli i popit pësoi gjatë kujdestarisë së detyrueshme 13-vjeçare të babait të saj.

Lynn Spears i kërkoi Britneyt ta falte, me një koment në Instagram ku thuhej se "një falje e vërtetë do të ndihmonte në mbylljen e grindjes së tyre familjare".

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tuaj. Kam vite që më vjen keq. Të dua shume dhe me mungon. Brittne, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon. Më vjen keq për çdo gjë që të ka lënduar”, i ka shkruar Lynn Spears.

Më pas 67-vjeçarja iu lut që ta “zhbllokonte” në rrjetet sociale që të bisedonin personalisht.

Një burim i afërt me nënën e yllit i tha Page Six se Lynn ka qenë "duke u përpjekur, duke u përpjekur dhe do të përpiqet të kontaktojë" me vajzën e saj, madje edhe me telefon, dhe ajo ndihet "e pafuqishme". "Ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse t'i drejtohet mediave sociale," shpjegon ai./Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH