Aktualitet

Mbytet i riu në lumin e Valbonës

Shkruar nga Liberale
Mbytet i riu në lumin e Valbonës

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në fshatin Bujan, Tropojë. Një i ri është mbytur në lumin Valbonë.

29 vjeçari kishte hyrë për t'u larë në lumin e Valbonës, por nuk mundi dot të dilte prej andej.

Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim në polici për zhdukjen e të riut dhe pas disa orë kërkimesh trupi i tij është gjetur në lumin e Valbonës pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH