Sport

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria lë pas Islandën

Shkruar nga Liberale
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria lë pas Islandën

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së fundit të Ligës së Kombeve, Shqipëri-Islandë.

Shqipëria e mbylli në avantazh 45 minutëshin e parë me një gol të Lenjanit, 10 minuta para se të mbyllej fraksioni i parë i ndeshjes. Kuqezinjtë shfrytëzuan epërsinë numerike pasi që prej minutës 10, kur Islanda mbeti me 1 lojtar më pak pasi Gunnarsson doli me kartonin e kuq.

Në pjesën e parë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve është Myrto Uzuni. Ai fitoi faullin që shkaktoi daljen me të kuqe të Gunnarson, dha asistin e golit si dhe ka goditur disa herë portën. Shqipëria kalon e dyta në grup me 4 pikë, nëse mban fitoren deri në fund të ndeshjes, ndërsa Islanda kalon e fundit me 3 pikë. Vendi i parw i grupit takon Izraelit.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Veseli, Ismajli, Lenjani, Gjasula, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Çikalleshi

ISLANDA: Rúnarsson, Pálsson, Gunnarsson (?), Magnússon, Ólafsson, Johannesson, Bjarnason, Helgason, Thorsteinsson (Grétarsson), Sigurdsson, Finnbogason

Gjyqtar: Ricardo de Burgos (SPA)

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH