Partizani shpallet për herë të 17-të kampion në Shqipëri. Pas Tiranës dhe Dinamos, të kuqtë afrohen me rivalët e tyre, si skuadra më e suksesshme në histori.
Në stadiumin e tij, ku edhe u zhvillua ndeshja, pas fitores 2-0 ndaj Teutës të kuqtë shpërthyen në festë, teksa me qindra tifozë të pranishëm zbritën në fushë për të ndarë suksesin me lojtarët. Goli i Arinaldo Rrapajt në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës, ka bërë që në stadiumin “Arena e Demave” të shpërthente para kohe festa e titullit kampion.
Cara shënoi në fund të ndeshjes golin e dytë dhe të fitores për Partizanin.
Falë ndeshjeve direkte me Tiranën, edhe pse e mbyllën sezonin me nga 67 pikë, të kuqtë shpallet kampion.
Tirana fitoi 2-1 ndaj Erzenit në Shijak, por kjo fitore nuk mjaftoi. Kristal Abazaj golin e fitores e shënoi në kohë shtesë, ndërkohë që ndeshja ishte në barazim 1-1. Haxhiu shënoi fillimisht për bardheblutë, por barazoi Ademi në minutat e fundit të pjesës së parë.
90 minutat e fundit ishin dramatike, për faktin se Tirana e dorëzoi kryesimin pas një barazimi me Bylis, në javët e parafundit.
Pas mbylljes së javës së 36-të kampionati dha këto verdikte.
Partizani kampion (Champions League)
Tirana nënkampione (Europa Conference League)
Egnatia në vend të tretë (Europa Conference League)
Vllaznia në vend të katërt (Europa Conference League)
Erzeni, vendi i tetë (Play-off)
Bylis dhe Kastrioti, vendi i 9-të dhe i 10-të ((Bien nga kategoria)
/Liberale.al/