Aktualitet

Mblidhet Bordi i Transparencës, vendos çmimin rekord për naftën

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Bordi i Transparencës, vendos çmimin rekord për

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, për të vendosur çmimet e reja të karburanteve.

Ai ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë.

Benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, nga 244 lekë që ishte më parë (nga vendimi i Bordit, datë 1 qershor).

Shtrenjtimi lidhet me rritjen në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një ton naftë ka arritur në 1350 dollarë dhe për benzinën në 1400 dollarë, me rritje përkatësisht me 120 dhe 90 dollarë, për shkak të pasigurimeve të furnizimeve me energji, lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH