FSHF njofton të gjithë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike, në faqen https://al.ebileta.al/.
Numri i biletave në dispozicion është 1.139 copë, dhe ato do të jepen përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.
Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.
Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë.
Shitja e biletave do të jetë vetëm online.
FSHF pas shumë kritikave për mosdaljen në treg të biletave, ka kërkuar të jetë sa më transparente me tifozët.
Kuptohet nga interesi i lartë mund të përfitojnë vetëm ata të cilët do të jenë me fat.
Kujtojmë se 22 mijë është kapaciteti i stadiumit Air Albania, ndërsa pati 200 mijë kërkesa kur dolën biletat e para në shitje të cilët avulluan pa u kuptuar nëse dolën apo jo në treg.