Aktualitet

Mbajti shokun e vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua, lihet në burg 47-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Mbajti shokun e vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua,

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg ndaj 47-vjeçarit Majdiel Husa.

Ky i fundit akuzohet se, nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza e drogës, por e hodhi në përrua, pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij.

Sipas policisë, mbidoza e kokainës dhe heroinës i ka marrë jetën 48 vjeçarit Elton Tahiri, trupi i të cilit u gjet më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë.

Viktima ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e tij në Laprakë kur për shkak të mbidozës humbi jetë.

Në dëshminë para hetuesve 47-vjeçari ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH