Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të fshatit Kallm në Fier. Një automjet ka përplasur nënë e bijë që udhëtonin me një motor
"Sot rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale", njofton Policia.