Një aksident është shënuar në qytetin e Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit bregdetar.
Paraprakisht thuhet se një makinë tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç ka përplasur këmbësoren V., rreth 60 vjeçe.
Kjo e fundit kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e qytetit.