Aktualitet

Makina përplas 9-vjeçarin në Durrës

Shkruar nga Liberale
Makina përplas 9-vjeçarin në Durrës

Një aksident me pasojë plagosjen e një 9-vjeçari ka ndodhur në Durrës. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia, në një njoftim për mediat, bën me dije se makina që përplasi të miturin drejtohej nga një 62-vjeçar.

“Më datë 05.12.2020, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç”, sqaron policia.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë ku do të pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH