Edhe Spanja, pas Anglisë, ka siguruar pjesëmarrjen me pesë ekipe në Champions League për sezonin e ardhshëm. Eliminimi i Lazios në Europa League ngë Bodo/Glimt, ka shuar të gjitha shpresat e Italisë, për vendin e dytë në renditjen e UEFA-s.
Spanja përfitoi nga kalimi turit nga Barcelona, Athletic Bilbao dhe Real Betis, për të siguruar pikët e mjaftueshme dhe vendin e dytë pas Anglisë. Në krahun tjetër, gjysmëfinalet e arritura nga Interi në Champions League dhe Fiorentina në Conference League, nuk mjaftuan për Italinë.
Anglia mban vendin e parë, pasi ka ende në Europë katër ekipe, nga shtatë që ishin fillimisht, ndërsa Spanja ka tre nga shtatë. Italia me vetëm dy ekipe nga tetë që ishin fillimisht, tani duhet të kënaqet me vendin e tretë. Në vendin e katërt renditet Gjermania, ndërsa Franca e pesta, por këta të fundit mund të ngjiten, pasi kanë PSG-në në gjysmëfinale.