Nedim Bajrami ka shënuar për Rejnxhërs në Skoci një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pasi pati vlerën e përmbysjes kundër Madheruell. Bajrami dërgoi kështu në finale Rejnxhërs.
Madheruell e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë. Në të dytën fillimisht shënoi Desers për skuadrën e Bajramit.
Vetë lojtari i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 81-të.
Finalja e madhe do të luhet përballë Sëlltik.