Sport

UEFA “e pamëshirshme” me dënimet, pas Shqipërisë e pëson edhe Danimarka

Shkruar nga Liberale

UEFA “e pamëshirshme” me dënimet, pas Shqipërisë

UEFA ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj Danimarkës pas barazimit të tyre me rezultat 1-1 ndaj Anglisë në Euro 2024. Harry Kane e vendosi Anglinë në avantazh në “Frankfurt Arena” pas vetëm 18 minutave lojë, por danezët u kundërpërgjigjen me një gjuajtje fantastike nga Morten Hjulmand.

Ky rezultat i lë “Tre Luanët” në krye të Grupit C, me dy pikë më shumë se Danimarka dhe Serbia teksa po hyjnë në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve ndaj Sllovenisë.

Pas ndeshjes, UEFA është detyruar të ndërmarrë një aksion dhe të inicojë një dënim ndaj Federatës së Futbollit të Danimarkës.

Kjo për shkak se tifozët e Danimarkës e shfaqën një baner me fjalët “F***UEFA” për një arsye që deri më tash nuk dihet.

Për këtë gjest të tyre, UEFA e ka dënuar Danimarkën me 10,000 euro. Drejtori i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Erik Brogger Rasmussen, i kërkoi tifozëve të mos e përsërisin më këtë gjest dhe se herën tjetër do t’i ngarkojnë atyre faturën.

“Ne do ta paguajmë faturën  por gjëja më e rëndësishme për ne është se duhet t’i identifikojmë ata që e sollën banerin dhe më pas do t’ua bartim faturën atyre. Ne shpresojmë që ata se mendojnë që mund ta shfaqin një baner me atë lloj gjuhe gjatë një ndeshje të mendojnë dy herë kur të paguajnë për të”, ka thënë Rasmussen.

Ka pasur një numër të dënimeve për shkak të sjelljeve brenda dhe jashtë fushës gjatë këtij edicioni të Kampionatit Evropian.

Shqipëria ishte kombëtarja e cila ishte prekur më së shumti nga dënimet e UEFA-s, pasi dje (23 qershor) u dënua me një shumë parash për ndezjen e fishekzjarreve, pushtimin e fushës nga tifozët si dhe transmetimin e disa mesazheve nga ana e tyre.

Përveç Shqipërisë, për fjalorin që përdori pas ndeshjes me Kroacinë e kishte pësuar edhe Mirlind Daku i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH