Nejmar dhe Kilian Mbape duket se nuk janë ndarë shumë miqësisht pas aventurës së përbashkët te PSG. Braziliani, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, deklaroi se francezi ishte bërë shumë xheloz kur vëmendjen në klub e kishte marrë plotësisht Mesi.
Deklarata të cilat bënë xhiron e rrjetit dhe për të cilat vetë Mbape u pyet sot teksa u përgjigjej mediave në ditën para sfidës së Ligës së Kampioneve ndaj Salcburg.
“Fjalët e Nejmar? Nuk kam asgjë për të thënë. Jam i përqendruar te ajo që bëj këtu në Madrid. Kam shumë respekt për Nejmar. Dua të kujtoj gjërat e mira të tij, të një lojtari unik në futbollin botëror. I uroj shumë fat atij dhe familjes së tij”, ishte përgjigja e Mbape, i cili ka shmangur polemika të tjera duke tentuar ta mbyllë si çështje.