Kristjan Asllani shënoi golin e fitores në ndeshjen me Gjeorgjinë që u mbyll 1-0 për kuqezinjtë. Mesfushori shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 48-të me një goditje nga jashtë zone, ndërsa dhe festimi ishte i veçantë.
“Edhe 100 Leo”, shkruante në fanellën që Asllani tregoi pas golit që i dha avantazhin kuqezinjve në Tbilisi.
Kujtojmë se goli dhe fitorja i mungonte Shqipërisë prej dy ndeshjesh.
Goli i Kristjan Asllanit dhe dedikimi për vellain: (VIDEO)
Nisi kësisoj mjaft mirë ndeshja e katërt e Ligës së Kombeve për Kombëtaren kuqezi, në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë, teksa me fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës.
Asllani pas një kundërsulmi kuqezi dhe një pasimi që mori nga Tuci me një goditje tokazi nga afër zonës e dërgoi topin në rrjetë në '48.
Silvinjo surprizoi në këtë sfidë me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja ishte reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.
Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.
Shqipëria siguroi fitoren e dytë në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”.