Sport

Tragjike në Spanjë/ Po udhëtonin drejt Madridit, humbin jetën në aksident 3 tifozë të Sevillas

Shkruar nga Liberale
Tragjike në Spanjë/ Po udhëtonin drejt Madridit, humbin

Sevilla ka marrë një lajm të trishtë para sfidës me Atletico Madrid, takim që do të luhet në mbrëmje dhe dy ekipet do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë për kualifikimin në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

3 tifozë të skuadrës spanjolle janë përfshirë në një aksident automobilistik dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Të 3 po udhëtonin për të parë ndeshjen që skuadra e tyre do të luante në “Wanda Metropolitano” ndaj Atleticos.

“Ne do të luajmë me shiritë të zinj në krahë. I kemi dërguar kërkesë Federatës që të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes.

Klubi ynë shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e tre tifozëve tanë. Jemi pranë familjarëve dhe miqve të tyre në këto momente të vështira. U prehshi në paqe!”, lexohet në komunikatën zyrtare të Sevillas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH