Sport

Toti rrezikon burgun, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale

Toti rrezikon burgun, ja për çfarë akuzohet

Legjenda e Romës, Francesco Totti është nën hetim për mos- deklarim të një pjese të të ardhurave të tij, raportoi të premten gazeta La Verità.

48-vjeçari, fitues i Kupës së Botës 2006, i cili i dha fund futbollit në vitin 2017, po hetohet për evazion fiskal. Bëhet fjalë për një ‘borxhi’ prej disa mijëra eurosh, i cili, megjithatë, mes gjobave dhe interesave, thuhet se ka arritur në 200 mijë euro.

Ish-kampioni i botës e ka shlyer borxhin ndaj taksave, thanë burimet për gazetën. Por mund të shpallet fajtor nëse fshehjen e ka bërë qëllimisht për përfitime të paligjshme.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH