Sport

Tragjike/ Ngannoun humb djalin 15 muajsh, lajmi konfirmohet edhe nga vetë boksieri

Shkruar nga Liberale

Tragjike/ Ngannoun humb djalin 15 muajsh, lajmi konfirmohet edhe nga vetë

Ka humbur jeten djali 15 muajsh i boksierit të peshave të rënda, Francis Ngannou, Kobe.

Ish-kampioni i UFC-së postoi në X lajmin e hidhur: “Shumë shpejt për t’u larguar, por megjithatë ai është larguar. Djali im i vogël, shoku im, partneri im Kobe ishte plot jetë dhe gëzim. Tani, ai po shtrihet pa jetë. Unë thirra vazhdimisht emrin e tij, por ai nuk po përgjigjet”.

“Unë isha versioni më i mirë i vetës sime pranë tij dhe tani nuk e kam idenë se kush jam. Jeta është kaq e padrejtë të na godas aty ku dhemb më shumë”.

Menaxheri i luftëtarit Marquel Martin postoi në internet duke thënë se ai së bashku me “miliona të tjerë” do të luten për kamerunasin.

Conor McGregor ishte në mesin e luftëtarëve dhe fansave që i dërguan ngushëllimet e tyre boksierit 37-vjeçar dhe ish-yllit të arteve marciale të përziera (MMA).

“Më vjen shumë keq që dëgjoj për humbjen tuaj Francis, lutjet e mia janë me ju dhe familjen tuaj në këtë kohë,” shkroi irlandezi në X.

Meçi i fundit i Ngannou ishte një humbje e rëndë nga Anthony Joshua në Arabinë Saudite. Pas përleshjes ai hodhi poshtë sugjerimin për t’u rikthyer përgjithmonë në MMA ku bëri emër. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH