Sport

Taulant Xhaka merr vendimin e papritur, ja kur do të tërhiqet nga futbolli

Shkruar nga Liberale

Taulant Xhaka merr vendimin e papritur, ja kur do të tërhiqet nga

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet në fund të këtij sezoni nga karriera futbollistike. Pas një karriere të pasur, futbollisti shqiptar ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur në moshën 34-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga klubi i Basel-it, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë, kur do të ndaloja së luajturi futboll. Në fund të muajit Mars do të jem 34 vjeç. Mendoj se e është e duhur që të tërhiqem në këtë moshë, siç kam edhe numrin 34 në fanellë, që nga rinia ime”, tha Xhaka.

Mesfushori ia kushtoi të gjithë karrierën e tij Basel-it në Zvicër, përveç dy sezoneve si i huazuar te Grasshoper. Pas më shumë se 400 ndeshjeve, Xhaka vendosi t’i japë fund sezonit duke i dhënë fund një karriere spektakolare.

Xhaka luajti për fanellën e Shqipërisë 31 ndeshje, ku shënoi një gol, atë ndaj Izraelit në Shtator 2018. Mesfushori kuqezi u tërhoq nga Kombëtarja në vitin 2021.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH