Sport

SHQIPËRI-SPANJË/ “La Roja” e mbyllin në epërsi pjesën e parë. A do të përmbysë Shqipëria shifrat në pjesën e dytë?

Shkruar nga Liberale

SHQIPËRI-SPANJË/ “La Roja” e mbyllin në epërsi

Mbyllet me fitoren e Spanjës, 1-0 pjesa e parë e ndeshjes në Duseldorf. Kuqezinjtë do të tentojnë përmbysjen e shifrave, për mrekullinë e mumdshme në 45 minutat e dyta të ndeshjes.

Sylvinho i ka besuar 11-shes titullare që futi kundër Kroacisë, teksa ndryshimi i vetëm është Hysaj që zëvendësohet nga Balliu.

Sa i përket Spanjës, De La Fuente ka bërë një rotacion të ekipit të parë, pasi ka arritur të sigurojë kreun e Grupit B, teksa tashmë pret të mësojë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.

13′ 0-1/ Ferran Torres merr topin në zonë dhe me të majtën dërgon topin në shtyllë dhe në rrjetë. (VIDEO)

12′ Merino provon me një gjuajtje me kokë, por Strakosha reagon siç duhet për të ruajtur portën e paprekur.

8′ Navas hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por Ajeti largon topin dhe rrezikun.

1′ Nis sfida në Dyseldorf!

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: Raya, Navas (C), Vivian, Laporte, Grimaldo, Zubimendi, Merino, F. Torres, D. Olmo, Oyarzabal, Joselu.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH