Sport

Portugalia siguron tre pikët e para në 2024, “luftë” deri në sekondat e fundit

Shkruar nga Liberale

Portugalia siguron tre pikët e para në 2024, “luftë”

Portugalia e ka nisur me fitore aventurën e saj në Euro 2024, duke mposhtur në Leipzig Republikën Çeke me rezultatin 2-1.

Sfida nisi mjaft mirë për portugezët, të cilët provuan disa herë, por pa arritur të gjenin rrjetën. Goli erdhi vetëm në minutën e 62’ nga Provod, por vetëm 7 minuta më vonë barazimi erdhi nga Hranac i cili shënoi në portën e tij.

Në fundin e takimit ishte Conceicao, i cili nuk gaboi nga një pozicion shumë afër portës për t’i dhënë fitoren luzitanëve.

Kështu Portugalia shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Turqia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH