Sport

Pesë gola në gjashtë ndeshje/ Mirlind Daku konfirmon që është në super formë

Shkruar nga Liberale

Pesë gola në gjashtë ndeshje/ Mirlind Daku konfirmon që

Mirlind Daku nuk ndalet dhe po vazhdon me gola në elitën e futbollit rus, ku kësaj radhe shënoi ndaj Sochit.

Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e radhës duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon përpara fillimit të Euro 2024.

26-vjeçari tundi rrjetën kundërshtare falë një goditje të saktë në zonë. Mirlind Daku shënoi në minutën e 22-të duke zhbllokuar takimin duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Ky është goli i 10-të sezonal në kampionatin rus për sulmuesin dardan që ka edhe katër asistime, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

Moment shumë pozitiv për Dakun, i cili ka shënuar pesë gola në gjashtë sfidat e fundit me Rubin Kazan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH