Sport

Pas mbledhjes, Tirana shkarkon me 'urgjencë' trajnerin Bledi Shkëmbi

Shkruar nga Liberale

Pas mbledhjes, Tirana shkarkon me 'urgjencë' trajnerin Bledi

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajneri i Tiranës.

Trajneri korçar, i emëruar në krye të stolit bardheblu në fillim të sezonit, ka konfirmuar largimin pas një takimi me presidentin Refik Halili.

Për shkak të rezultateve të dobëta, presidenti Halili vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Shkëmbin. 

Mësohet se trajnerit i është komunikuar shkarkimi mbrëmjen e djeshme nga Grent Halili, zyrtari i klubit. Ka qenë humbja e fundjavës së shkuar 1-0 kundër Egnatias në Rrogozhinë ajo që ka "derdhur kupën" dhe ka sjellë shkarkimin e trajnerit.

"E kam mbyllur me Tiranën", tha shkurtimisht trajneri korçar i bardhebluvepër mediat. Një fitore në 12 javë, 11 pikë dhe vendi i tretë nga fundi në klasifikim kanë sjellë një reagim të klubit.

Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash. Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e kontratës dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi. Më tej presidenti Refik Halili që zhvilloi një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.

Sakaq, klubi bardheblu po punon për të gjetur një trajner të ri për të dalë nga kriza e rezultateve dhe të futet në garë për një vend në Final 4.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH