Një grup i pasionuar i tifozëve të guximshëm të legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona u mblodhën në kryeqytetin, Buenos Aires, të shtunën për të festuar atë që ata e quajnë "Pashkët e Maradonës".
Çdo vit më 22 qershor, ata festojnë golat që heroi i tyre i ndjerë shënoi në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë, katër vjet pasi Argjentina luftoi Britaninë mbi Falklands.
Duke brohoritur dhe valëvitur flamuj, tifozët kujtojnë se si ylli i futbollit shënoi dy herë në atë ndeshje në Mexico City, gola që kanë hyrë në historinë e futbollit.
https://apnews.com/video/soccer-buenos-aires-fifa-world-cup-9491a1edc0334aac8d494aca96910912
Përshtati për Liberale: ENKELEDA STAFA